"Lufta kundër regjimit solli ndryshime të rëndësishme, nga një shtet i robërua sot kemi shtet të lirë dhe demokratik" - Gazeta Express
string(114) "lufta-kunder-regjimit-solli-ndryshime-te-rendesishme-nga-nje-shtet-i-roberua-sot-kemi-shtet-te-lire-dhe-demokratik"

“Lufta kundër regjimit solli ndryshime të rëndësishme, nga një shtet i robërua sot kemi shtet të lirë dhe demokratik”

Gazeta Express

30/11/2019 20:22

Të gjitha përpjekjet dhe të gjitha angazhimet në luftën kundër regjimit janë paguar, nga një shtet i robëruar sot kemi shtet të lirë dhe demokratik, mik me botën demokratike”, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë” sot në Negotinë.

“Ishim të gatshëm për gjithçka, madje edhe rrezikun për jetë nga ngjarjet e 27 prillit dhe gatishmërinë nëse duhet dhe jetën ta flijojmë për çlirimin e shtetit. ia dolëm. Së bashku me ju qytetarë të nderuar. Ishim të gatshëm ta flijonim jetën sepse e dinim se vetëm një Maqedoni e lirë mund të shkojë përpara, theksoi Spasovski.

Lexo Edhe:

Tani sërish e jetojmë lirinë dhe demokracinë, por nuk kemi harruar si 11 vjet është jetuar në izolim, frikë dhe kërcënime, me procese të montuara për llogari me kundërshtarët, si është shkelur liria e mediumeve dhe e shprehjes së lirë.

Nuk ishte e lehtë, por ishim të vendosur, nuk kalkuluam, menduam për shtetin, për qytetarët dhe për ardhmërinë. Dhe ia dolëm së bashku me ju”, përfundoi Spasovski/

Spasovski u falënderoi qytetarëve të Negotinës për praninë dhe shtoi se LSDM-ja mund t’i shikojë qytetarët në sy, sepse vetëm për 2 vjet e gjysmë ka punuar shumë, në mënyrë të ndershme dhe të përgjegjshme.