Lufta Izrael-Iran mund të sjellë valë migrimi drejt Europës, paralajmëron Erdogan - Gazeta Express
string(80) "lufta-izrael-iran-mund-te-sjelle-vale-migrimi-drejt-europes-paralajmeron-erdogan"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 12:39

Lufta Izrael-Iran mund të sjellë valë migrimi drejt Europës, paralajmëron Erdogan

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 12:39

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se lufta midis Iranit dhe Izraelit mund të ketë ndikim “të dëmshëm” në migracionin drejt Evropës.

Sipas Anadolu Agency, Erdogan në një bisedë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka thënë se “konflikti mund të shkaktojë një rritje të madhe të migracionit që do të prekte Evropën dhe rajonin”

“Spirali i dhunës i nxitur nga sulmet e Izraelit mund të dëmtojë rajonin dhe Evropën, si në aspektin e migrimit, ashtu edhe për mundësinë e rrjedhjes bërthamore,” citohet të ketë thënë Erdogan.