Lubonja: Viktimat e tërmetit shmangeshin, sikur Shqipërinë mos ta kishin në dorë "druvarët" - Gazeta Express
string(87) "lubonja-viktimat-e-termetit-shmangeshin-sikur-shqiperine-mos-ta-kishin-ne-dore-druvaret"

Gazeta Express

05/12/2019 22:17

Lubonja: Viktimat e tërmetit shmangeshin, sikur Shqipërinë mos ta kishin në dorë “druvarët”

Gazeta Express

05/12/2019 22:17

Analisti Fatos Lubonja është shprehur me tone të ashpra në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetit, duke deklaruar se nëse ndërtimet në Shqipëri do të ishin bërë sipas ligjit dhe jo sipas orekseve të pushtetit e ndërtuesve, atëherë nuk do të kishim asfare viktima më 26 nëntor.

I ftuar në emisionin Real Story, Lubonja tha se ndodhën dy tërmete, njëri ai i natyrës që na shkundi të gjithëve, dhe tjetri, tërmeti që ka shkundur plotësisht besimin ndaj institucioneve dhe shtetit. Shembulli më i saktë i këtij tërmeti të dytë, shton Lubonja, është fakti se qeveria është e paaftë të menaxhojë situatën dhe po prodhon absurditete si ato që u kërkon ndërtuesve që janë përgjegjës për godinat t’i rindërtojnë ato sërish.

Lexo Edhe:

Lubonja e krahasoi situatën me një shprehje të një filozofi të njohur gjerman, duke thënë metaforikisht se një druvar dhe një poet e shohin ndryshe pyllin. Pyeti shikon natyrën dhe zogjtë, ndërsa druvari mendon sa dru do të presë për të fituar para. E në këtë linjë, Lubonja u shpreh se Shqipëria ka rënë në dorë të druvarëve që nuk kanë patur shqetësimn e cilësisë së ndërtimeve por paratë. Më tutje analisti kritikoi dhe qëndrimet e shumicës, duke thënë se deri më tani nuk është kryer asnjë punë për të nxjerrë në dritë përgjegjësitë.

Lubonja: Mendoj që këtu duhet të bëjmë një dallim. Këtu nuk bëhet fjalë për tërmetin që bie, këtu ka dy tërmete. Njëri tërmet është ai që ra, tërmeti  tjetër që ka rënë është ai ndaj besimit që kemi ose më saktë duhet të kemi tek institucionet e shteti ynë, pra tëk të gjithë ata organizma që duhet të punojnë në të tilla raste. Ky tërmeti i dytë i ka rrëzuar këto godina të shtetit që duhej të punonin.

Po të shikosh të vdekurit, që janë drama më e madhe, për mendimin tim mund të ishin evituar plotësisht sikur ne të kishim marrë disa masa që thotë përvoja njerëzore dhe ligjet tona mbi ndërtesat.

Ne kemi rrëzim ndërtesash në Kënetë, ndërkohë që ne e dimë se aty nuk duhet të ndërtojmë, ka ligje, por aty vdiq familja Lala. Edhe nëse ndërton aty, duhen disa parametra. Ato nuk janë bërë, pra aty ka përgjegjës në njerëz se përse nuk janë kryer këto parametra.

Unë di këtë që kryeministri përdori fjalën pabesi të natyrës, por edhe sikur ta marrim se natyra na kreu pabesi, kjo nuk ishte e tillë, pasi natyra neve na paralajmëroi më 21 shtator. Këtu nuk bëhet fjalë për pabesi, por për përgjegjësi njerëzore.

E treta, ne kemi ndërtime në plazhin e Durrësit, të cilat janë bërë pa plan! Është ndërtuar pa plan. Ke një hartë të Enver Hoxhës se si duhet ndërtuar, ku mund të bien tërmete dhe sa ballë. Sa janë respektuar këto?

Metaforikisht çfarë mund të them unë, e ka thënë Heidegger (filozof gjerman)..

Kur shkon një druvar dhe një poet në një pyll, poeti shikon dhe dëgjon fëshfërimën e pemëve, cicërimën e zogjve etj… druvari shikon pemët dhe thotë sa do të pres unë këtu dhe sa do të fitoj! Metaforikisht, Shqipërinë e kanë marrë në dorë druvarët.

Të na bëjnë tani këta sikur ne nuk kishim asnjë përgjegjësi, është sikur ai që të ka vrarë të të organizojë mortin, varrimin dhe të të marrë përsipër dhe pensionin. Ndërkohë që duhen të dyja, duhet përgjegjësia… se unë nuk kam besim te këta, sepse kanë punuar vetëm për druvarët këta, dhe jo për poetët, në këtë rast njerëzit./Express