Luana Vjollcës i zhduken fotot në Instagram - Gazeta Express
string(43) "luana-vjollces-i-zhduken-fotot-ne-instagram"

Luana Vjollcës i zhduken fotot në Instagram

Yjet

Gazeta Express

06/05/2022 21:25

Prezantueses dhe këngëtares Luana Vjollca i janë hequr të gjitha fotot nga Instagrami i saj

Luana ka më shumë se 2 milionë fansa në faqen e saj në Instagram dhe ajo është e verifikuar por gjatë ditës së sotme nga ajo faqe janë shlyr të gjitha fotot.

Lexo Edhe:

Nuk dihet nëse profili i saj në Instagram është vjedhur apo është hakuar pasi që deri me tash nuk ka ndonjë reagim nga këngëtarja.

Ndoshta, ajo ka shlyer me qëllim fotot, një taktikë kjo që ndodh shpesh edhe të yjet botëror ku ata shlyejnë të gjitha fotot kur fillojnë projekte të reja.

Para dy viteve të njëjtën gjë e kishte bërë këngëtarja Dua Lipa ku kishte shlyer të gjitha fotot e saj dhe mandej kishte publikuar albumin e saj të ri.

Ajo që dihet deri me tani është se fotot janë zhdukur dhe Luana nuk ka bërë ndonjë reagim në faqen e saj në Facebook apo rrjetet sociale.

Kujtojmë se muaj më parë Luana ishte larguar nga Top Channel dhe kishte paralajmëruar një emision të saj të ri në një tjetër media, por që kjo ende nuk ka ndodhur.

Më shumë gjasë prezantuesja tani do të fillojë me një start të ri, duke lënë pas të kaluarën e saj si prezantuese në media të tjera. /GazetaExpress/