Luana Vjollcës dhe Jay Santos i bashkohet edhe fituesi 4 herë i Grammy - Gazeta Express
string(70) "luana-vjollces-dhe-jay-santos-i-bashkohet-edhe-fituesi-4-here-i-grammy"

Luana Vjollcës dhe Jay Santos i bashkohet edhe fituesi 4 herë i Grammy

Gazeta Express

28/07/2020 13:53

Vetëm një vit pasi solli projektin “Yalla Habibi” me Faydeen, Luana Vjollca paralajmëroi një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për yllin e muzikës latine, Jay Santos, i cili ishte iniciatori i këtij projekti që pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Lexo Edhe:

Kënga tashmë është në fazat finale ndërsa krahas dyshes fantastike, ekipës i është bashkuar edhe një emër shumë i njohur i muzikës latine.

Për miximin e këngës është duke u kujdesur Caco Refojo , inxhinieri i zërit, fitues i “Grammy”-t latin 4 herë dhe i nomimuar gjithsej në çmimet prestigjoze 22 herë.

Refojo ka punuar me artistë si Michel Camilo, Alejandro Sanz, Arturo Sandoval, Lady Gaga apo Usher.

Ditë më parë GazetaExpress nga burime afër showgirl-it shqiptar zbuluan se kënga është dedikuar tregut ndërkombëtar dhe për herë të parë Luanën do ta shohim teksa interpreton nën ritme dhe gjuhën latine, por natyrisht nuk do të mungojnë pjesë në gjuhën shqipe.

Xhirimet e videoklipit janë realizuar në Tiranë, ndërsa si gjithmonë bukuroshja shqiptare do të paraqitet me shumë stil dhe e kuruar në çdo detaj./GazetaExpress/

View this post on Instagram

UNA MAS… ? @jaysantosmusic ??? #soon ????

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on