Luana Vjollca sjell në Shqipëri çiftin e famshëm të Tik-Tok'ut - Gazeta Express
string(61) "luana-vjollca-sjell-ne-shqiperi-ciftin-e-famshem-te-tik-tokut"

Rozë

Gazeta Express

15/01/2021 17:49

Luana Vjollca sjell në Shqipëri çiftin e famshëm të Tik-Tok’ut

Rozë

Gazeta Express

15/01/2021 17:49

Çdo të shtunë Luana Vjollca ka thyer rekorde shikueshmërie me programin e saj, “Shiko kush luan”.

Gjatë gjithë këtij sezoni ajo ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi se çfarë pune bëhet në prapaskenë për të arritur deri në realizimin e plotë të spektaklit.

Lexo Edhe:

Luana ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar në çdo moment të ditës me “Shiko kush luan”, të cilin e cilëson edhe si beben e saj.

Përgjatë këtij sezoni Luanën e kemi parë shpesh të eksperimentojë me pamjen e saj dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet as në puntatat e fundit të tij.

Dy të ftuarit e mbrëmjes së nesërme, Dontai dhe Kaory, që janë një çift vlogger të njohur, kanë publikuar në Intagramin e tyre një foto përkrah Luanës.

Çifti është i njohur në aplikacionin Tik Tok që u bë shumë i përdorshëm gjatë kohës së pandemisë. Ata gjetën përkrahje të madhe nga fansat shqiptarë. Madje çifti bënin video me këngë shqip. /Express/