Luana Vjollca publikon këngën "Pa panik", me videon e realizuar me telefon - Gazeta Express
string(71) "luana-vjollca-publikon-kengen-pa-panik-me-videon-e-realizuar-me-telefon"

Luana Vjollca publikon këngën “Pa panik”, me videon e realizuar me telefon

Gazeta Express

18/03/2020 17:39

Luana Vjollca ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Në këtë periudhë që po kalojmë përshkak të përhapjes së koronavirusit, kryesorja që po na kërkohet është të rrimë të qetë dhe pa panikë.

Lexo Edhe:

Të mos ketë panikë ka kërkuar edhe Luana Vjollca përmes projektit të saj më të ri të titulluar “Pa panik”, shkruan GazetaExpress.

Megjithëse titulli dhe refreni i këngës përkojnë me situatën aktuale, kënga nuk ka të bëjë me atë që po kalojmë këto ditë dhe gjithçka ishte një rastësi, pasi kënga është krijuar 1vit më parë.

Në këtë periudhë “karantine” më mirë se kështu nuk mund të shpërblente fansat e saj të shumtë ylli i televizionit shqiptar.

Veçantia e këtij projekti është videoklipi i saj, i realizuari i tëri me telefon në prapaskenat e një “fotoshooting” ku shihet edhe ekipa e madhe që qëndron prapa projekteve të Luanës.

Kënga është shkruar nga Filloreta Raçi ndërsa është realizuar nga producenti i njohur Cekic.

Ndryshe Luana së shpejti pritet të vijë me projektin e saj më të ri televiziv./GazetaExpress/

Luana Vjollca – Pa Panik (Official HD Mobile Video)