Luana Vjollca publikon këngën me Jay Santos, projektin më të shtrenjtë deri tani - Gazeta Express
string(79) "luana-vjollca-publikon-kengen-me-jay-santos-projektin-me-te-shtrenjte-deri-tani"

Luana Vjollca publikon këngën me Jay Santos, projektin më të shtrenjtë deri tani

Gazeta Express

14/08/2020 17:37

Luana Vjollca sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

I paralajmëruar prej javësh, pritja e fansave të shumtë të saj ja paska vlejtur pasi Luana solli një nga projektet më të mëdha të karrierës së saj, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Krahas pranisë së yllit latin, ky projekt është shumë i veCantë pasi sjell bukuroshen shqiptare ndryshe nga që e kemi parë në videoklipet e kaluara.

“Locos” mban titullin kënga, e cila sjell shumë ritëm në këtë verë dhe edhe më ‘’hot’’ e bëjnë lëvizjet dhe koreografia fantastike që na zbulon edhe një tjetër talent të Luanës, atë të vallëzimit.

Videoklipi është xhiruar i tëri në Tiranë ndërsa sipas burimeve të Gazetës Express kap një kosto shumë të lartë shpenzimesh duke filluar nga avioni privat, veturat luksoze e deri tek veshjet e Luanës të markave të njohura botërore si “Versace” e “Philipp Plein’’.

Jay Santos, ylli i muzikës latine, i cili ka qenë edhe iniciatori i këtij bashkëpunimi, është i njohur në tregun muzikor me hitet si “Caliente”, “Dale morena” etj.

Ndryshe ky është bashkëpunimi i dytë ndërkombëtar për Luanën ,e cila vetëm një vit më parë solli projektin “Yalla habibi” në bashkëpunim me Faydee./GazetaExpress/

Luana x Jay Santos – LOCOS (Official Video HD)