Luana Vjollca në ditëlindjen e 29-të në kopertinën e revistës së njohur amerikane - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

02/09/2020 18:01

Luana Vjollca në ditëlindjen e 29-të në kopertinën e revistës së njohur amerikane

Rozë

Gazeta Express

02/09/2020 18:01

Luana Vjollca nuk njeh limite, në ditëlindjen e 29-të në kopertinën e revistës së njohur amerikane.

“Këngëtare, prezantuese dhe producente, Luana, një luaneshë e vërtetë,” kështu e përshkruan në titull revista e njohur amerikane “Style Cruze” Luana Vjollcën.

Në ditëlindjen e saj të 29-ë, autorja dhe moderatorja e “Shiko kush LUAN” është shfaqur në kopertinën e muajit shtator të revistës së famshme, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive.

Luana ka zbuluar shumë të pathëna për prestigjozen amerikane duke përfshirë këtu edhe pikat e saj të dobëta.

Ajo ka treguar se është shumë perfeksioniste në punë, pavarësisht se e di që perfeksioni nuk ekziston.

Bukuroshja bjonde, sukseset e së cilës nuk kanë fund, ka folur edhe për impaktin që ka pasur pandemia e koronavirusit në karrierën e saj, duke e ulur pak ritmin e ditëve të ngarkuara, ku madje harronte të hante.

Luana zbuloi gjithashtu disa nga planet e saj të ardhshme, që përfshinin nisjen e sezonit të katërt të Shiko kush LUAN, projekte të reja muzikore, kontrata me firma të reja si imazh i tyre, dhe një biznes personal.