Luajti me Messin e Ronaldon, mirëpo Tevez e zgjedh dikë tjetër si bashkëlojtarin më të mirë - Gazeta Express
string(90) "luajti-me-messin-e-ronaldon-mirepo-tevez-e-zgjedh-dike-tjeter-si-bashkelojtarin-me-te-mire"

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 9:42

Luajti me Messin e Ronaldon, mirëpo Tevez e zgjedh dikë tjetër si bashkëlojtarin më të mirë

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 9:42

Carlos Tevez është një nga pak lojtarët që ka pasur kënaqësinë të luajë përkrah si Lionel Messit ashtu edhe Cristiano Ronaldos, por ai nuk i konsideron asnjërin prej tyre si shokun më të mirë të skuadrës.

Tevez ishte shok skuadre me Ronaldon te Manchester United, ku fituan dy tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve. Por ai gjithashtu përjetoi nga afër shkëlqimin e Messit me kombëtaren e Argjentinës, ku u grumbullua 76 herë në një karrierë 19-vjeçare.

Megjithatë, për habinë e shumëkujt, Tevez ka një zgjedhje krejt tjetër për shokun më të mirë të skuadrës që ka pasur ndonjëherë.

Pasi përmendi partnerin e tij në sulm te Boca Juniors, Martin Palermon, Tevez foli me superlativa për golashënuesin më të mirë në histori të United, Ëayne Rooney, duke e quajtur “shumë të kompletuar” dhe duke parë ngjashmëri mes tyre për shkak të origjinës së tyre modeste.

“Kam pasur nderin të luaj me disa lojtarë të mëdhenj,” tha Tevez në vitin 2009, sipas The Mirror.
“Te United, pata Ronaldon në ekip dhe sigurisht, kam Messin në kombëtare. Te Boca Juniors pata për bashkëlojtar sulmuesin Martin Palermo – ai ishte shumë mbresëlënës. Ai ishte ai që shënoi dy gola kundër Real Madridit në Japoni. Por ai që më pëlqen më shumë është Rooney. Ai i ka të gjitha. Është shumë i kompletuar.

“Për më tepër, ndajmë të njëjtën origjinë modeste. Edhe pse thjeshtësia që përjetoi ai duke u rritur në Liverpool ishte padyshim më e përballueshme sesa ajo në Fuerte Apache në Argjentinë, aty ku jam rritur unë.”

Tevez, Ronaldo dhe Rooney formuan një treshe shkatërruese gjatë kohës së tyre së bashku në Old Trafford, dhe ish-trajneri i Derby County pranoi se ishte “i shkatërruar” kur Tevez u largua në mënyrë të papritur në vitin 2009 drejt rivalëve të Manchester City.

I shqetësuar për drejtimin që po merrte klubi, Rooney dorëzoi një kërkesë për transferim.

Legjenda angleze ishte çiftuar në sulm edhe me Dimitar Berbatov, Ruud van Nistelrooy dhe Robin van Persie te United, por ai ia ktheu nderin Tevezit duke e përzgjedhur si partnerin e tij të preferuar në sulm.

“Tevez. Thjesht e doja lidhjen që kishim,” tha Rooney për SPORTbible.
“Të dy në sulm, e plotësonim njëri-tjetrin shumë mirë.

“Normalisht, nëse luaja me Louis Saha, Ruud van Nistelrooy apo Robin van Persie – këta sulmues ishin gjithmonë numri 9 dhe unë luaja si numër 10.

“Me Tevez, mund të rotaciononim, unë isha numri 9, ai merrte rolin e numrit 9 dhe unë luaja si 10. Kur humbnim topin, ishim si dy dema që përpiqeshin ta rimerrnin atë.

“Si partner në sulm, ai ishte ai me të cilin më pëlqente më shumë të luaja.”