Luajtën lojëra elektronike në një lokal pas orës 10:30, gjoba ndaj qytetarëve dhe pronarit në Vushtrri - Gazeta Express
string(100) "luajten-lojera-elektronike-ne-nje-lokal-pas-ores-1030-gjoba-ndaj-qytetareve-dhe-pronarit-ne-vushtrri"

Luajtën lojëra elektronike në një lokal pas orës 10:30, gjoba ndaj qytetarëve dhe pronarit në Vushtrri

Gazeta Express

22/09/2020 12:54

Në një lokal në të cilin luhen lojëra elektronike në Vushtrri janë shqiptuar 14 gjoba ndaj personave që ishin aty pas orës 10:30. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë.

Gazeta Express ka kontaktuar me drejtorin e Inspektoratit në Vushtrri, Rrahim Ajeti, i cili tha se personat janë gjobitur për shkak të mosrespektimit të orarit.

Lexo Edhe:

Po ashtu është shqiptuar gjobë edhe ndaj pronarit të lokalit, kështu ka bërë të ditur Ajeti.

“Janë shqiptuar 14 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të orarit të lëvizjes, po ashtu edhe ndaj pronarit të lokalit”, tha Ajeti për Express.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. /Express/