Luajnë çiftin e famshëm në “Koshere” por këta aktorë nuk flasin me njëri-tjetrin në skenë - Gazeta Express
string(87) "luajne-ciftin-e-famshem-ne-koshere-por-keta-aktore-nuk-flasin-me-njeri-tjetrin-ne-skene"

Rozë

Gazeta Express

25/04/2021 11:51

Luajnë çiftin e famshëm në “Koshere” por këta aktorë nuk flasin me njëri-tjetrin në skenë

Rozë

Gazeta Express

25/04/2021 11:51

Mbrëmja e kësaj të shtune kishte shkrirë dhe kishte bërë bashkë dy nga programet më të ndjekura të ABC: Soiree dhe Kosherja. Kur politika hesht, njerëzit argëtohen dhe për shkak të heshtjes zgjedhore, aktorët e Kosheres vendosën të vijnë në një tjetër formë.

Sigurisht që nuk mungoi çifti më i famshëm i Kosheres “Versionistët” të interpretuar nga Algiona Aga dhe Gjergj Mena.

Ata ishin përballë njëri-tjetrit me disa pyetje shumë të vështira, të cilët nëse nuk përgjigjeshin ishin të detyruar të pinin shotsa.

Algiona dhe Gjergji kanë zbuluar se kanë rreth 15 vite që e njohin njëri-tjetrin dhe përveçse kolegë, janë edhe shok shumë të mirë, ama nuk mungojnë edhe zënkat mes tyre.

“Me Gjergjin kam aq shumë kimi në skenë, saqë edhe kur jemi të zënë në jetë, pajtohemi në skenë. Aty e shohim që ‘e di çke, pajtohemi më mirë”, është shprehur Algiona Aga.

E pyetur nga Jonida Shehu se pse zihen ata të dy, Gjergj Mena u përgjigj: “Për budalliqe. Si ma the, pse ma the, jo nuk qeshe aq sa duhet, jo nuk ma the siç duhet, ç’është ky intonacion”.

“Momentalisht kështu jemi, në një frazë krize”, shtoi aktorja Algiona Aga duke qeshur.

“Duhet diçka që ta thyejë”, përfundoi Gjergj Mena.