“Luajmë edhe në korrik, vetëm për ta mbyllur sezonin në Gjermani” - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

04/04/2020 11:10

“Luajmë edhe në korrik, vetëm për ta mbyllur sezonin në Gjermani”

Sport

Gazeta Express

04/04/2020 11:10

Derisa në disa kampionate po mbyllet sezoni, tashmë në Belgjikë, në Gjermani janë të bindur se gjithçka do të kalojë dhe edicioni do të përfundojë qoftë edhe nëse do të luhet në korrik.

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Karl-Hainz Rummenigge ka deklaruar se të gjithë klubet në Gjermani janë shprehur në favor të përfundimit të rregullt të kampionatit, qoftë kjo edhe nëse do t’ju duhet të luajnë përtej muajit qershor për shkak të koronavirusit.

“UEFA kritikoi me të drejtë Belgjikën, për vendimin e nxituar, por ne në Gjermani jemi të gjithë në një mendje për të çuar deri në fund kampionatet. Bëhet fjalë për të 36 klubet e Bundesligës 1 dhe 2, që janë shprehur të gatshëm të luajnë edhe në korrik, për të mbyllur rregullisht kampionatet, duke qenë se edhe UEFA u ka dhënë prioritet këtyre, para kupave europiane”, deklaroi Rummenigge.

Messi apo fundi i majit është si një opsion për rinisjen e sezoneve, nëse virusi vdekjeprurës COVID-19 zhduket.

Aktualisht është e pamundur, pasi koronavirusi po merr mijëra jetë nëpër botë. /Gazeta Express/