LSI-zimi i PS-së si strategji e fitores së mandatit të tretë - Gazeta Express
string(62) "lsi-zimi-i-ps-se-si-strategji-e-fitores-se-mandatit-te-trete-2"

LSI-zimi i PS-së si strategji e fitores së mandatit të tretë

Ballina

Ermal Mulosmani

03/03/2021 15:46

Si sot 4 vjet më parë Edi Rama sillej vërdallë nëpër studio televizive apo shesh më shesh dhe qahej sesa e vështirë ishte bashkëqeverisja me Ilir Metën, sesi ministritë e drejtuara prej LSI-së po ia nxinin faqen me skandale dhe nuk po arrinin të kishin të njëjtin hap me Rilindjen e tij.

Për të plotësuar imazhin prej gjynahqari, ai me kohë kishte zhvilluar një ritual nënshtrimi. Çdo të mërkurë, nisej me këmbë nga zyra e tij në Kryeministri, me duar në xhepa, dhe mbërrinte në Kuvend, te zyra e partnerit qeverisës, zotit Ilir Meta. Gjithmonë kishte kamera që përcillnin rrugëtimin prej 100 metrash, qysh nga dalja e deri në mbërritjen në Kuvend dhe prisnin daljen e tij pas ndonjë ore.

Lexo Edhe:

Ishte kjo një strategji komunikimi që synonte të krijonte bindjen e një qeverisjeje me mundësi të kufizuara, një qeverisjeje me stërkëmbësha prej aleatit të tij. Prej këtej doli edhe imazhi i Timonit dhe timonierit që nuk mund të ndahej në dy persona.

LSI-ja duhej identifikuar si “djalli” që kishte marrë peng “ëngjëllin”. Për tu çliruar prej tij,  Rama vendos që bash Kryetarin e saj, “Kryedjallin”, ta hiqte nga kurrizi i vet e “t’ia jepte” Shqipërisë si President!

Kohë më vonë Edi Rama do të thoshte se ai nuk i kishte votat për të zgjedhur Presidentin që dëshironte prandaj zgjodhi Metën. Ja si thotë:

Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Siç deklaron kërcënueshëm Gramoz Ruçi, në seancën e fundit para zgjedhjes së Presidentit, Partia Socialiste i kishte 71 votat për të zgjedhur President të Republikës atë që ata donin.

Dhe pasi e votëbesoi si President, nuk la gjë pa thënë për të dhe Partinë e tij. Ilir Meta dhe LSI-ja ishte plaga me qelb e Shqipërisë rilindase, shqiptarët duhej ta hiqnin nga trupi i tyre këtë plagë dhe të jepnin votat e mjaftueshme “xherahut” Edi Rama sepse dinte ai si ta bënte.

Shqiptarët u dyzuan. Ata që e panë të votëbesonte si President Kryetarin e “sektit të djajve”, që mallkonte gjithë ditën, qysh të nesërmen e votëbesimit, u zhgënjyen njësoj si zemërthyerit e 2013-ës që kënduan:

Lëpin aty ku folën, shkelën mbi parime/ Këtu ka vetëm pazare, nuk ka më qëllime

Dr Flori ft Tiri – Zemerthyer – Video Dailymotion

Sidoqoftë, marketingu politik që e trajtonte Edi Ramën si viktimë të LSI-së, dha frytet e veta. Rama mori mandatin e dytë me një shumicë absolute prej 74 deputetësh. Nga ana tjetër, paradoksalisht, LSI mori rezultatin më të lartë historik të saj, duke ia helmuar, sadopak, shijen e asaj fitoreje.

*************

Këto 4 vite të Qeverisë Rama kanë qenë realizimi i ëndrrës së vjetër të tij për pushtet të pakufizuar. Nëse dikur thoshte kërcënueshëm: “Nuk keni parë asgjë akoma”, tani ne i kemi parë të gjitha. Kemi parë shkeljen e ligjeve dhe procedurave shtetërore sikur paratë e buxhetit të ishin ato të familjes, kemi parë vjedhjen e votave dhe bashkëpunimin me krimin, kemi parë shpërdorimet kolosale të parave publike përmes koncernsioneve PPP-ve apo tenderave pa garë e me fond limit, kemi parë përfitimin e të gjithë tenderave nga të njëjtët klientë, kemi parë nënshtrimin e të gjitha mediave kryesore dhe ngritjen e propagandës në sistem, kemi parë të rritet borxhi publik pa hesap e të shpopullohet vendi me ritme tmerruese. Kemi parë arrogancën rrugaçërore, të pashembullt të “Kryeshërbëtorit” ndaj votuesve (punëdhënësëve të tij), gazetarëve, kundërshtarëve dhe çdokujt që i dilte përballë, dhunën verbale, mospërfilljen, përçmimin dhe qeverisjen nga Facebook-u. Shqipëria u shndërrua në një eksperiment social, televiziv, që kishte në qendër të saj yllin televiziv Edi Rama dhe Televizionin e tij personal ERTV!

A do ta dorëzojë Edi Rama ERTV-në kur të dorëzojë Kryeministrinë ? – Gazeta Express

Ajo që nuk kishim parë akoma, surpriza ekskluzive e këtyre zgjedhjeve, është LSI-zimi i Rilindjes, blerja e eksponentëve të lartë të LSI-së dhe shitja e tyre si margaritarë të Rilindjes. Nasip Naço, Lefter Koka, Gledion Rehovica, befas, nuk janë më idhtarët e së keqes, mishërimi i korrupsionit, qelbi që duhej shtrydhur nga trupi i Shqipërisë për të ecur përpara. JO, përkundrazi, si në barcaletën e Nastradinit me qershi,  ata ishin përjashtimi nga rregulli, ata janë kampionë të demokracisë dhe të socializmit…

Ata ishin djaj për sa kohë ishin shërbëtorë të bindur të Ilir Metës në kauzën e tij. Sapo ata takuan Edi Ramës, sikur kalojnë Rubikonin, ata shndërrohen në ëngjëj të socializmës, qelibarë të devotshëm për çështjen e…. votave.

Grupseksione të tëra të LSI-së së Beratit, Skraparit, Tiranës apo Burundit, pikërisht ato që Rama etiketonte si “qelizat kanceroze që rriteshin për të vdekur organizmin që kapin”, befas u promovuan si qeliza vitale, si antitrupa kancerozë që do sillnin fitoren e Partisë Socialiste.

Këtu e ka burimin edhe entuziasmi i ekspertëve pranë Ramës që e shohin rezultatin spektakolar të Beratit në sondazh si s”shkrirje të LSI-së”. Me pak fjalë, suksesi i nesërm i Edi Ramës vjen duke futur në trupin e Rilindjes ish-qelizat kanceroze të LSI-së.

Në mungesë totale të një bilanci qeverisës, Edi Rama dhe enturazhi i tij është lëshuar totalisht në një fushatë negativiste duke sulmuar, ndërmjet të tjerave, opozitën për bashkëpunimin me LSI-në dhe demonizimin e kësaj të fundit.

Nga ana tjetër, për çdo ditë që kalon, kërkon të pushtojë në “taborrin e hajdutëve”, herë me kulaç e pastaj me kërbaç.

Edi Rama nuk ka më kauzë. Kauza mbaron kur fillon matematika dhe Rama këto kohë është krejtësisht i zhytur në matematikë: “Kaq Lefteri në Durrës, kaq Nasipi në Berat”. Jemi përsëri në tekstin e famshëm të Dr Florit:

 “Unë nuk jam pazar e as matematikë
O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt
E kur fillon për keq të shkojë deri në fund
Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”