LSDM: VMRO ka 400 mijë euro borxh për fushatën Siljanovskës - Gazeta Express
string(58) "lsdm-vmro-ka-400-mije-euro-borxh-per-fushaten-siljanovskes"

Gazeta Express

07/12/2019 15:18

LSDM: VMRO ka 400 mijë euro borxh për fushatën Siljanovskës

Gazeta Express

07/12/2019 15:18

LSDM përmes një njoftimi thekson se VMRO-DPMNE po ballafaqohet me disfatë në zgjedhjet e parakohshme dhe për këtë shkak kulminuan me kumtesa nervoze dhe frikë se e vërteta e krimit të tyre të ri do të del në pah.

“Heshtja e opozitës për borxhin ilegal prej 400.000 eurove për fushatën e Siljanovskës është indikator se VMRO – DPMNE-ja mbulon skandal të madh, aferë të madhe” qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Lexo Edhe:

Ata pyesin se çfarë kanë financuar firmat e Orce Kamçev, i cili është i dyshuar në disa raste të PSP-së.

“Këto përgjigje duhet t’i japë hetimi. Faktet janë të qarta, VMRO-DPMNE ka borxh 400.000 euro për fushatën e Gordana Silijanovskës”, qëndron në kumtesë.