LSDM: VMRO-DPMNE ka borxh prej 8 milion eurove, ndërsa askush nuk bartë përgjegjësi - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

24/02/2020 9:54

LSDM: VMRO-DPMNE ka borxh prej 8 milion eurove, ndërsa askush nuk bartë përgjegjësi

Ballina

Gazeta Express

24/02/2020 9:54

Në komunikatën e sotme të LSDM-së nuk shihet të kenë premtuar diçka për mandatin e ardhshëm nëse fitojnë, por e kanë parë të arsyeshme të meren me borxhin e VMRO-DPMNE-së, përcjellë GazetaExpress nga Zhurnal.

Siç shkruajnë nga kjo parti, partia e VMRO-DPMNE-së ka borxhe prej 8 milion eurove, edhe pse siç thonë, kanë vjedhur sa kanë mundur gjatë 11 viteve në pushtet.

“Pranimi publik nga një funksionar publik i VMRO-DPMNE-së, se ky borxh është bërë kryesisht për qëllime zgjedhore, hapë dyshime serioze për funksionim joligjor të partisë të Hristijan Mickoskit. Nëse është e vërtet vërtetë atëherë janë thyer rregullat ligjore. Madje nuk është hera e parë VMRO-DPMNE të ketë borxhe për zgjedhje. Opinioni e di si VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski mbyllnin llogari për fushata zgjedhore me gropa prej miliona eurove, duke mos bartur askush përgjegjësi. Raporti finansiar i VMRO-DPMNE-së për kandidaten Gordana Siljanovska Davkova u mbyll me borxh prej 400.000 euro. Edhe për këtë rast duhet të ketë përgjegjësi”, thuhet në komunikatë.

Nga partia thonë se gjatë kohës së regjimit të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, bruto borxhi i jashtëm i shtetit trefish u rrit në periudhën prej 11 viteve.

“Nëse partinë e tyre e kanë futur në borxh me 8 milion euro, atëherë mund të supozohet çfarë mund të bënin Mickoski dhe Gruevski nëse përsëri i afrohen buxhetit shtetëror. Për këtë qytetarët nuk do ta lejojnë këtë. Më 12 prill ata nuk do të lejojnë Mickoski dhe shefi i tij Gruevski përsëri të futin në borxh dhe ta vjedhin shtetin. Më 12 prill qytetarët qartë do të vendosin: regjim dhe krim asnjëherë më!”, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së./GazetaExpress/B.Lika/