string(103) "lsdm-prokuroria-publike-dhe-kshpk-duhet-te-veprojne-per-tenderin-skandaloz-prej-4-milione-eurosh-ne-mpb"

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2025 12:10

LSDM: Prokuroria Publike dhe KSHPK duhet të veprojnë për tenderin skandaloz prej 4 milionë eurosh në MPB

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2025 12:10

Nga LSDM sot kanë kërkuar nga Prokuroria dhe Komisioni për Antikorrupsion që të procedojnë në lidhje me rastin e firmës që fitoi tenderin prej 4 milionë euro.

Nga LSDM thonë se si është e mundur që firma e cila është formuar 20 ditë para se të shpallej tenderi, pa seli të saj, pa të punësuar, pa përvojë, dhe pikërisht kjo firmë të fitojë tenderin prej 4 milionë euro.

“Kur kompanitë fantazmë marrin miliona në biznes, kjo është baza për korrupsion sistemik në krye të qeverisë.

Kjo është erë korrupsioni. Dhe kjo në një institucion që duhet të luftojë korrupsionin, jo të jetë burim.

Lidhur me tenderin skandaloz në Ministrinë e Punëve të Brendshme, institucionet nuk mund të jenë vëzhgues të heshtur, por duhet të hapin procedurat në përputhje me juridiksionin e tyre.

Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet të veprojnë dhe të mbrojnë interesin publik, të sigurojnë drejtësinë dhe tenderi skandaloz duhet të anulohet”, thonë nga LSDM.