Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, në konferencën e sotme për shtyp, kumtoi se LSDM-ja ka ngritur padi penale kundër Guvernatorit të BPRM-së, Trajko Sllaveski.
Dimitrijeviç potencoi se kallëzimet penale u ngritën për shkak të dyshimit të bazuar mirë për një vepër të kryer penale, punë e papaërgjegjshme në shërbim, sipas nenit 353 v nga Kodi Penal.
“Sot po ngremë një padi të re penale kundër, Trajko Slaveski, guvernatorit të Bankës Popullore, për dyshim të arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale, punë të papërgjegjshme në shërbim, sipas nenit 353 v nga Kodi Penal. Ekziston dyshim i arsyeshëm se guvernatori, Trajko Slaveski, me veprim të papërgjegjshëm, i ka shkaktuar dëme Buxhetit dhe rendit juridik”, tha Dimitrijeviq.
Siç shpjegoi Dimitrijeviç, Slaveski, me veprimet e tij, shkeli rëndë detyrimet ligjore dhe vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e operacioneve të Bankës Kombëtare, duke shkaktuar dëme në institucion dhe në rendin juridik.
tag_katrorimaqedoni_2