LSDM: Në vitin 2024 do të ketë zgjedhje dhe VMRO-DPMNE do të humbasë - Gazeta Express
string(67) "lsdm-ne-vitin-2024-do-te-kete-zgjedhje-dhe-vmro-dpmne-do-te-humbase"

LSDM: Në vitin 2024 do të ketë zgjedhje dhe VMRO-DPMNE do të humbasë

Ballina

Gazeta Express

18/08/2022 13:28

Pas kërkesës së VMRO-DPMNE-së, për zgjedhja kanë reaguar nga partia në pushtet, LSDM. Nga atje kanë thënë se pasi të gjitha përpjekjet për bllokimin dhe destabilizimin e shtetit dështuan, Hristijan Mickoski dhe VMRO, po vazhdojnë sjelljen e tyre destruktive në dëm të qytetarëve.

“Mickoski e kuptoi se politikat e tij destruktive nuk kishin asnjë mbështetje, kështu që urdhëroi sondazhe të rreme për të mbajtur gjallë frikën e tij nga humbja e vendit të tij në Pallatin e Bardhë. Mickoski mund të kërkojë referendum, të kërkojë zgjedhje të parakohshme, asgjë nuk e ndryshon faktin se bllokadat dhe shkatërrimet e tij janë mposhtur. Zgjedhje parlamentare do të ketë në vitin 2024, në mandatin e rregullt dhe në ato zgjedhje Mickoski dhe VMRO-DPMNE do të humbasin, sepse politikat e tyre destruktive nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve”, thonë nga atje.

Lexo Edhe:

Nga LSDM, kanë shtuar se deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vendi do të vazhdojë në rrugën evropiane, Qeveria, shumica parlamentare dhe institucionet vazhdojnë me reformat e rëndësishme për qytetarët dhe vendin.