LSDM: Luftojmë për shtëpinë tonë me energji të re kundër paaftësisë dhe shpërdorimit të pushtetit - Gazeta Express
string(96) "lsdm-luftojme-per-shtepine-tone-me-energji-te-re-kunder-paaftesise-dhe-shperdorimit-te-pushtetit"

Maqedoni

Gazeta Express

29/09/2025 11:42

LSDM: Luftojmë për shtëpinë tonë me energji të re kundër paaftësisë dhe shpërdorimit të pushtetit

Maqedoni

Gazeta Express

29/09/2025 11:42

Partia LSDM dhe koalicioni e nisin fushatën me mesazhin: kjo është betejë për shtëpinë tonë të përbashkët, Maqedoninë – thuhet në njoftimin për opinion të partisë opozitare.

„Gati një vit e gjysmë që nga marrja e tërë pushtetit qendror nga VMRO-DPMNE dhe katër vite pushtet lokal, qytetarët janë dëshmitarë të paaftësisë, korrupsionit, shpërdorimit dhe arrogancës. Në vend të zhvillimit ekonomik, ka ngecje; pagat po stagnon ndërsa standardi i qytetarëve po bie. Në vend të drejtësisë, ka partizim dhe selektivitet. Në vend të kujdesit për qytetarët, shohim shpërdorim dhe shpenzim të parasë publike për privilegje personale të funksionarëve të pushtetit.

LSDM dhe koalicioni paraqiten me kandidatë të ndershëm dhe kompetentë për kryetarë komunash dhe këshilltarë, njerëz me integritet, me programe që ofrojnë zgjidhje reale dhe të realizueshme.
Këto zgjedhje janë mes gënjeshtrave dhe shpërdorimit të pushtetit aktual dhe betejës për ndershmëri, solidaritet dhe dinjitet. Zgjedhje mes partizimit dhe institucioneve të kapura, ose kthimit të pushtetit në duart e qytetarëve.

LSDM merr për sipër obligimin dhe përgjegjësinë të jetë lëvizje për liri, drejtësi dhe barazi. Shtëpia jonë është Maqedonia dhe ne do të luftojmë për të, për të gjithë qytetarët, për të gjitha komunat, për të ardhmen e shtetit“ – shtojnë nga LSDM.