LSDM kërkon zgjedhje: Qytetarët kanë nevojë për institucione - Gazeta Express
string(59) "lsdm-kerkon-zgjedhje-qytetaret-kane-nevoje-per-institucione"

LSDM kërkon zgjedhje: Qytetarët kanë nevojë për institucione

Gazeta Express

01/06/2020 11:31

LSDM-ja përmes një komunikate edhe njëherë ka theksuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke nënvizuar 5 korrikun si datë për mbajtjen eventuale të tyre, kjo nën arsyetimin se shteti dhe qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale që më lehtë dhe më me sukses të përballen me Kovid-19, përcjell Gazeta Express.

“Zgjedhje në 5 korrik, qytetarëve u duhen institucione funksionale për menaxhim me krizën shëndetësore dhe ekonomike. Zgjedhje duhet të ketë sa më shpejt që është e mundur, sepse më e rëndësishme për shtetin dhe qytetarët është sa më shpejt të kemi institucione funksionale. Demokracisë tonë parlamentare, ekonomisë tonë, por para së gjithash shëndetit tonë publik dhe të qytetarëve, u nevojitet Kuvend i ri aktiv, që të sillen të gjitha vendimet e nevojshme për menaxhim me krizën shëndetësore dhe ekonomike”, thuhet në komunikatën e LSDM-së

Lexo Edhe: