LSDM: Kemi rritje të eksportit për 10,8 %, jemi në rrugë të drejtë - Gazeta Express
string(61) "lsdm-kemi-rritje-te-eksportit-per-108-jemi-ne-rruge-te-drejte"

LSDM: Kemi rritje të eksportit për 10,8 %, jemi në rrugë të drejtë

Gazeta Express

06/12/2019 10:24

Të dhënat zyrtare  vazhdimisht tregojnë se politikat ekonomike të LSDM-së  janë në rrugën e drejtë, të vërtetë dhe se japin rezultate reale, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

“Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, eksporti i mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-tetor 2019, shënon rritje për 10,8 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Lexo Edhe:

Kjo do të thotë se besimi në ekonominë tonë është kthyer, ekonomia jonë është e zhvilluar dhe konkurente  në tregjet e huaja.

Me anëtarësimin zyrtar në NATO  që ëshë i sigurt edhe me afrimin në BE, plotësisht do të intensifikohet rritja e eksportit, por edhe pozitivisht do të ndikojë  në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimtarinë e rritur”, vlerësojnë nga LSDM.

“Si parti përgjegjëse LSDM vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave të cilat sigurojnë rritje dhe zhvillim, ekonomi më konkurente, paga më të larta dhe  më shumë para”, përfundojnë nga LSDM.