Nga partia maqedonase në opozitë, LSDM, thonë se Ligji për Pagën Minimale i paraqitur nga grupi parlamentar i tyre është në rend dite në Kuvend.
Nga LSDM thonë se ky ligj është përgjigje reale dhe konkrete ndaj kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve, pagë minimale prej 600 eurosh për një jetë dinjitoze.
“Tani që nuk po blihet aeroplan i ri për qeverinë, ka para për pagë minimale prej 600 eurosh. Për më tepër, grupi parlamentar i LSDM-së ka propozuar tashmë zëra specifikë buxhetorë nga të cilët mund të sigurohen fonde për të rritur pagën minimale. Kjo do të thotë – ka para, e tëra çfarë nevojitet është vullneti politik”.
“Nuk ka më justifikim se nuk ka para. Të gjithë deputetët duhet ta mbështesin Ligjin dhe të votojnë për një pagë minimale prej 600 eurosh. Pa justifikime. Pa llogaritje. Është koha të hiqet luksi i qeverisë dhe që punëtorët të marrin pagat që meritojnë”, thonë nga LSDM.
tag_katrorimaqedoni_2