LSDM-ja pret që deputetët të tejkalojnë interesat partiake dhe të votojnë “pro” miratimit të gjendjeve të jashtëzakonshme - Gazeta Express

LSDM-ja pret që deputetët të tejkalojnë interesat partiake dhe të votojnë “pro” miratimit të gjendjeve të jashtëzakonshme

Ballina

Gazeta Express

30/09/2020 12:13

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit presin që secili deputet pavarësisht përcaktimit politik të dëshmoj përgjegjësi dhe të votoj “pro” miratimit të vendimeve për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Presidentit të shtetit.

“T’ju përkujtojmë, gjendja e jashtëzakonshme ishte në interes të qytetarëve dhe e domosdoshme për veprim të shpejtë të Qeverisë dhe institucioneve, për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësuan efikasitet më të madh të pushtetit ekzekutiv në sjelljen e masave dhe politikave për ballafaqim me pasojat nga koronavirusi dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Në situatë kur kemi parlament të shpërbërë dhe Qeveri teknike me mandat për organizimin e zgjedhjeve”, thonë nga LSDM-ja.

Nga partia e Zaevit theksojnë se për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kishte konsensus mes partive politike.

“Nga këtu, në interes të qytetarëve është që deputetët të qëndrojnë pas vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, shprehen nga LSDM-ja.