LSDM: 11 ditë pa përgjigje se si 5 tonë drogë me vlerë miliona euro kaluan në kufi - Gazeta Express
string(81) "lsdm-11-dite-pa-pergjigje-se-si-5-tone-droge-me-vlere-miliona-euro-kaluan-ne-kufi"

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 11:07

LSDM: 11 ditë pa përgjigje se si 5 tonë drogë me vlerë miliona euro kaluan në kufi

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 11:07

LSDM-ja opozitare njofton se ende nuk ka asnjë përgjigje se si 5 ton drogë, me vlerë 40 milionë euro, kaluan kufirin e Maqedonisë dhe përfunduan në Serbi.

Nga LSDM gjithashtu thonë se heshtja nuk është rastësi, por tregues i qartë se ky skandal po çon në majën e qeverisë dhe se dikush po përpiqet ta mbulojë atë.

“Pa mbështetjen dhe logjistikën e strukturave në qeveri, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Doganat dhe institucione të tjera – një operacion i tillë kontrabande droge nuk do të kishte qenë i mundur. Për më tepër, informacioni i fundit i publikuar në mediat në Serbi ngre dyshime të reja. Mediat deklarojnë se zyrtari i arrestuar i SNS (një parti simotër e VMRO-së) i cili është i lidhur me 5 ton drogë të zbuluar në Krushevac – Serbi, është i afërt me Ministrin e Mbrojtjes, Bratislav Gašić. Nëse ky informacion është i saktë, lindin pyetje të reja. A çon skandali i drogës te Tomovski, drejtor i KPP dhe sekretar organizativ i sapoemëruar i VMRO-së? Cila është lidhja midis kompanive të të afërmve të Ivica Tomovskit?”, thonë nga LSDM.

Advertisement
Advertisement
Advertisement