“Love Me Tender” në Armata - Gazeta Express
string(24) "love-me-tender-ne-armata"

Arte

Gazeta Express

05/01/2026 19:56

“Love Me Tender” në Armata

Arte

Gazeta Express

05/01/2026 19:56

Çmimi Lux i Audiencës, i cili është çmimi më i madh i filmit të zgjedhur nga audienca në Evropë, po vazhdon në Kino Armata. Një ndër pesë filmat e nominuar, ‘Love Me Tender’ nga regjisorja Anna Cazenave Cambet do të shfaqet me 7 janar, duke fillu prej orës 19:00.

– Clémence, një avokate, largohet nga martesa e saj për të përqafuar veten e saj të vërtetë. Ish-burri i saj lufton për kujdestarinë e djalit të tyre Paul, duke e manipuluar atë. Ndërsa marrëdhënia e tyre përkeqësohet, Clémence lufton për të ruajtur lidhjen e saj amërore.

– Anna Cazenave Cambet është regjisore franceze e njohur për stilin intim dhe emocionalisht të thellë në kinemanë bashkëkohore franceze. Ajo ka studiuar fillimisht fotografi në ETPA Toulouse, ku u vlerësua me çmim të jurisë, dhe më pas ka vazhduar studimet në La Fémis, një nga shkollat më prestigjioze të filmit në Francë, ku u diplomua në regji në vitin 2017. U bë e njohur fillimisht me filmin e shkurtër “Gabber Lover” (2016), i cili u përzgjodh në Festivalin e Filmit në Kanë, duke tërhequr vëmendje për mënyrën e ndjeshme se si trajton rininë, trupin dhe emocionet. Në vitin 2025, ajo prezantoi filmin e saj të dytë të gjatë, “Love Me Tender”, në seksionin Un Certain Regard në Kanë.

LUX Audience Award jepet çdo vit nga Parlamenti Europian dhe Akademia Evropiane e Filmit, në partneritet me Komisionin Evropian dhe Europa Cinemas.

Advertisement
Advertisement
Advertisement