Lotus rikthen modelin Evija - Gazeta Express
string(27) "lotus-rikthen-modelin-evija"

Lotus rikthen modelin Evija

AutoTech

Gazeta Express

17/07/2023 22:03

Festivali i Shpejtësisë që do të mbahet në Goodwood këtë vit, do të sjellë edhe modelin e ri të Lotus Evija.

E veturat e para do të dorëzohen në Monterey Car Week muajin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Kur Evija debutoi në vitin 2019, nuk ishte vetëm hipermakina e parë e Lotus, por edhe automjeti i parë tërësisht elektrik i markës së njohur.

Seria e tanishme sipas kompanisë do të jetë në dispozicion në vetëm 130 njësi dhe raportimet e para janë se numri i atyre që kanë shprehur interesimin të kenë një model të tillë tashmë ka kapur qindra.

Disa prej karakteristikave të saj përfshijnë dy tunele të konsiderueshme ajri në pjesën e pasme të trupit, ndërsa do të kufizohen me elementët e dritave të pasme.

Vetura do të prodhoj në total 1000 kuaj fuqi, ndërsa lëvizja e saj me një mbushje të baterisë, do të mund të shkoj në mbi 400 kilometra.

Brenda kabinës do të ketë shumë fibra karboni dhe një paketë instrumentesh dixhitale, por gjithashtu do të ketë pajisje konvencionale dhe jo një ndërfaqe me ekran me prekje. /Shqip.com