Jehona Lushaku-Sadriu, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ishte e ftuar në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, ku përjetoi një moment mjaft të veçantë dhe emocional.
Gjatë bisedës, ajo u surprizua. Burri i saj kishte organizuar një befasi të veçantë duke i dërguar një buqetë të bukur me lule dhe një letër plot ndjenja. Jehona, e cila nuk e priste këtë gjest, nuk i mbajti dot emocionet teksa lexonte rreshtat prekës nga bashkëshorti i saj.
“Jam shumë i bekuar që të kam. Të dua shumë,” shkruhej në letër, duke bërë që atmosfera në studio të ngarkohej me emocion dhe ngrohtësi.
Se si reagoi pas surprizës, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpresss/.