Loshaj ndërron skuadër në Ligën e Parë të Turqisë, kalon tek Igdir nga Istanbulspori - Gazeta Express
string(83) "loshaj-nderron-skuader-ne-ligen-e-pare-te-turqise-kalon-tek-igdir-nga-istanbulspori"

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 19:21

Loshaj ndërron skuadër në Ligën e Parë të Turqisë, kalon tek Igdir nga Istanbulspori

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 19:21

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj ka ndërruar skuadër, por jo edhe ligë.

29-vjeçari i ka dhënë fund aventurës me Istanbulspor, duke u transferuar te skuadra e tij e re, Igdir.

Loshaj ishte pjesë e Istanbulsporit për tri vite, ku ishte transferuar nga Cracovia e Polonisë.

Përgjatë këtij sezoni, Loshaj kishte 23 paraqitje me fanellën e ish-klubit të tij në Ligën e Parë të Turqisë, duke kontribuuar me katër gola dhe gjashtë asistime.

Skuadra e tij e re, Igdir, momentalisht është në pozitën e nëntë në tabelë, me 34 pikë – dy pikë larg “play-offit” për Superligën e Turqisë.

Ndërkohë, Istanbulspori është i 13-ti me 31 pikë.

Më herët në karrierën e tij, Loshaj ka luajtur edhe në Rumani, Holandë e Belgjikë.

Me kombëtaren e Kosovës, Loshaj ka zhvilluar 24 paraqitje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement