Lorik Cana sot ishte mysafir i ish-klubit të tij, Sunderlandit - Gazeta Express
string(61) "lorik-cana-sot-ishte-mysafir-i-ish-klubit-te-tij-sunderlandit"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 20:07

Lorik Cana sot ishte mysafir i ish-klubit të tij, Sunderlandit

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 20:07

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte mysafir i ish-klubit të tij, Sunderlandit.

Cana ishte i ftuar nderi në ndeshjen e Sunderlandit ndaj Aston Villas, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Stadium of Light”.

Ai u prit nga tifozët e Sunderlandit me duartrokitje dhe me brohoritje në nder të tij.

Lorik Cana ishte pjesë e Sunderlandit për vetëm një sezon, mirëpo ishte shumë i dashur për tifozët e këtij klubi.

Cana u transferua te “Black Cats” për shumën e pothuajse gjashtë milionë eurove nga Marseille në vitin 2009.

Një vit më vonë, ai transferohej te Galatasaray nga futbolli anglez.

Gjatë karrierës së tij, Cana kishte luajtur edhe për PSG-në, Lazion dhe Nantes./GazetaExpress/