Lorik Cana e mbështet marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë” të “Liria Ka Emër” - Gazeta Express
string(75) "lorik-cana-e-mbeshtet-marshin-qytetar-drejtesi-jo-politike-te-liria-ka-emer"

Futboll

Gazeta Express

10/02/2026 20:11

Lorik Cana e mbështet marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë” të “Liria Ka Emër”

Futboll

Gazeta Express

10/02/2026 20:11

Legjenda e futbollit shqiptar dhe jo vetëm, Lorik Cana i është bashkuar nismës “Liria Ka Emër”.

Ai ka shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e tij për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, njofton përmes një postimi faqja zyrtare e “Liria Ka Emër”.

Ky marsh do të organizohet më 17 shkurt, në Prishtinë.

Përveç Canës, nga bota e futbollit, marshi ka marrë përkrahje edhe nga tifogrupet “Tifozat Kuq e Zi” dhe “Dardanët”.

Përkrahje ky marsh ka marrë edhe nga figura tjera publike, si Shkurte Fejza, Mozzik, Era Istrafi, Yll Limani e shumë e shumë të tjerë.

Postimi i plotë:

“Faleminderit legjendë Lorik Cana!

Pas tifozëve “Kuq e Zi” të Kombëtares Shqiptare dhe “Dardanëve” të Kosovës, mbështetjes i është bashkuar edhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, ish-futbollisti i mirënjohur Lorik Cana.

Zëri i Lorikut i bashkohet figurave të rëndësishme publike shqiptare si Ylli Limani, Era Istrefi, Shkurte Fejza, Mozzik, si dhe qindra artistëve e sportistëve të tjerë që tashmë kanë shprehur hapur përkrahjen e tyre për këtë kauzë qytetare.

Kjo mbështetje është dëshmi se drejtësia dhe e vërteta historike na bashkojnë, përtej çdo dallimi.

Faleminderit për zërin, dinjitetin dhe solidaritetin”, shkruhet në postimin e “Liria Ka Emër”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement