Loriana Kuka ndalet në xhiron e dytë të Grand Slaminit në Tbilisi - Gazeta Express
string(65) "loriana-kuka-ndalet-ne-xhiron-e-dyte-te-grand-slaminit-ne-tbilisi"

Loriana Kuka ndalet në xhiron e dytë të Grand Slaminit në Tbilisi

Sporte tjera

Gazeta Express

24/03/2024 9:44

Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Loriana e nisi shumë mirë Grand Slamin, duke fituar me Ippon ndaj kubanezes Lianet Carbona, në kategorinë deri 78 kilogramë.

Lexo Edhe:

Por, në xhiron e dytë pësoi nga holandezja Guusje Steenhuis.

Holandezja ishte duke udhëhequr me Wazari, ndërkohë që Loriana mori edhe dënimin e tretë.

Kosova në Tbilisi u paraqit me katër garues. Distria Krasniqi arriti rezultatin më të mirë, duke fituar medalje të bronztë.

Laura Fazliu u rendit e pesta, pasi në luftë për medalje të bronztë pësoi lëndim dhe pësoi, kurse Laura Fazliu u ndal në luftën e tretë./Gazeta Express