Loriana Kuka mposhtet nga francezja, por mbetet në luftë për medaljen e bronztë - Gazeta Express
string(78) "loriana-kuka-mposhtet-nga-francezja-por-mbetet-ne-lufte-per-medaljen-e-bronzte"

Loriana Kuka mposhtet nga francezja, por mbetet në luftë për medaljen e bronztë

Gazeta Express

25/10/2020 15:41

Loriana Kuka është mposhtur nga garuesja franceze Fanny Estelle Postive, duke e mundur mundësinë të luftojë për medalje të artë në Grand Slamin e Hungarisë, por do ta ketë një shans për atë të bronztë.

Postive ishte mahnitëse dhe e hodhi në dysheme kosovaren me një ippon vetëm pak çaste pasi nisi meçi të dielën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo humbje nënkupton se Kuka nuk do të mundë të ëndërrojë më për dy medaljet e para, por do ta ketë një mundësi të fundit për atë të bronztë.

Në finale për medaljen e bronztë, Kuka do të përballet me Antonina Shmeleva, një garuese tjetër ruse.