Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeri.
Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë, pasi në finale e mposhti francezen, Chloe Buttigieg, shkruan Gazeta Express.
Loriana Kuka këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo fitoi në kohën shtesë me “Waza-ari”
Paraprakisht, Kosova i kishte fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...