Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare u eliminua në ndeshjen e parë të repesazhit nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht, Kuka shënoi dy fitore të njëpasnjëshme, për t’u ndalur më pas në çerekfinale.
Kësisoj, Kosova e mbyll garimin me një medalje të argjendtë të Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Norën e hendikepoi lëndimi, i cili ia pamundësoi asaj paraqitjen në finale.
Në këtë Grand Slam u paraqitën edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena, por që nuk arritën të futeshin në zonën e medaljeve.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...