Loriana Kuka e mposht rusen dhe kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Hungarisë - Gazeta Express
string(82) "loriana-kuka-e-mposht-rusen-dhe-kalon-ne-gjysmefinale-te-grand-slamit-te-hungarise"

Gazeta Express

25/10/2020 14:54

Loriana Kuka e mposht rusen dhe kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Hungarisë

Gazeta Express

25/10/2020 14:54

Loriana Kuka e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Grand Slamit të Hungarisë, pasi e mundi garuesen ruse Aleksandra Babintseva, duke mbetur në garë për medalje të artë në kategorinë deri 78 kilogramë.

Garuesja kosovare fitoi ndaj ruses pas kohës shtesë në çerekfinale, duke e hedhur atë në dysheme me një veprim mjeshtëror, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në gjysmëfinale, Kuka përballë do ta ketë garuesen franceze Fanny Estelle Postive.

Kuka nuk kishte rrugë shumë të vështirë deri në gjysmëfinale, duke i mundur me lehtësi dy kundërshtaret mongole dhe ruse.

Ajo e kaloi rundin e parë pa luftë, pastaj e  pasi e mundi lehtësisht kundërshtaren nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon, para se ta hidhte në dysheme rusen Babintseva.

Kuka mund t’ia sjellë Kosovës medaljen e dytë nga Hungaria me arritjen në finale, pas të artës që ia siguroi të premten Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë. /Gazeta Express/