Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Portugali - Gazeta Express
string(52) "loriana-kuka-e-fiton-medaljen-e-bronzte-ne-portugali"

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 19:24

Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Portugali

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 19:24

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë.

Xhudistja kosovare medaljen e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në luftën për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugkoreanes, Jeongyn Lee.

Paraprakisht, xhudistja nga Peja mposhti Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e Ekuadorit, teksa u mposht në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko

Në repesazh, Loriana Kuka e mposhti sllovenen, Patricija Brolih.

Për 25-vjeçaren është medalja e parë që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, kur e fitoi të gjithashtu bronztën në Grand Slam në Baku. /Gazeta Express/