Lori Hoxha i jep fund një herë e mirë dyshimeve për lidhjen me Romeo Veshajn - Gazeta Express
string(76) "lori-hoxha-i-jep-fund-nje-here-e-mire-dyshimeve-per-lidhjen-me-romeo-veshajn"

Rozë

Gazeta Express

03/10/2022 10:10

Lori Hoxha i jep fund një herë e mirë dyshimeve për lidhjen me Romeo Veshajn

Rozë

Gazeta Express

03/10/2022 10:10

Prej kohësh është përfolur në rrjet për një romancë mes trashëgimtares së “Top Channel”, Lori Hoxha dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj.

Por së fundmi, kur dyshimet u shtuan edhe më shumë, vetë Lori Hoxha ka vendosur t’ju japë fund të gjitha dyshimeve duke zbuluar si qëndron e vërteta.

Lexo Edhe:

Në postimin e saj të fundit një ndjekës e komenton Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin, kjo e fundit është në romancë me Donald Veshajn. Por dikush tjetër ka replikuar, duke shkruar: “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”

Dhe në fakt këtu ka ardhur edhe reagimi i Lori Hoxhës e cila e ka bërë ‘like’ komentit, duke rënë kështu dakord me ndjekësin.

Gjatë ditës së sotme qarkulloi kudo në rrjet një video e Lori Hoxhës me Romeo Veshajn teksa shoqëroheshin bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit. Videoja ngriti aludime për një romancë, por tanimë s’ka dyshime.

Kujtojmë se edhe pamjet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt së bashku u komentuan jo pak në rrjet. Dyshja konfirmuan ribashkimin dhe janë të pandarë nga njëri-tjetri dhe kjo gjë u vërtetua edhe nga videot e fundit. Gjithashtu Bora ishte e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” ku foli për të gjitha përjetimet e saj që pas takimit me Donaldin në “Big Brother Vip”, një vit më parë./iconstyle.al