Loredana 'zhduket' nga Instagrami, kjo është fotografia e fundit që postoi - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

14/09/2020 13:26

Loredana ‘zhduket’ nga Instagrami, kjo është fotografia e fundit që postoi

Rozë

Gazeta Express

14/09/2020 13:26

Ka disa ditë që nëse kërkoni emrin e Loredanës në Instagram, nuk e gjeni.

Llogaria e saj me miliona ndjekës ‘u zhduk’ në heshtje.

Kjo zhdukje mund të lidhet me projektet e saj të fundit të cilat i ka përmendur vazhdimisht si dhe albumin për të cilin ka kohë që ka nisur të punojë, e po ashtu edhe me procedimin ligjor kundër saj që u ri-aktualizua së fundmi.

Megjithatë, një tjetër arsye që mund ta ketë shtyrë Loredanën drejt këtij vendimi, është pushimi nga rrjetet sociale për një kohë, gjë të cilën e kanë bërë shpesh edhe yjet ndërkombëtar.

Edhe pse reperja ka fshirë llogarinë e saj personale, ajo është akoma aktive në atë të vajzës së saj të vogël Hana. Kështu që ajo postoi një foto të enjten – të njëjtën ditë ajo çaktivizoi llogarinë e saj.

Reperja tregon veten në një dritë krejtësisht të ndryshme nga sa jemi mësuar ta shohim. Në vend të grimit të rëndë, veshjeve të modës së lartë dhe një pamje serioze, ajo shfaqet pothuajse pa make-up dhe e qeshur me Hanën të shtrirë në bar.

View this post on Instagram

☘️

A post shared by Hana Aliu (@hanaaliu) on

Kjo mund të jetë arsyeja numër një pse ajo po merr pushim nga rrjetet sociale. Me gjithë suksesin qe ka pasur këto vite, ndoshta ajo do thjesht të kalojë ditë më të qeta me të voglën e saj, Hanën.