Loredana e ka gjetur lumturinë në botën e futbollit, dhëndri i Kosovës me dedikim special për rep-artisten pasi i shënoi gol Milanit - Gazeta Express
string(131) "loredana-e-ka-gjetur-lumturine-ne-boten-e-futbollit-dhendri-i-kosoves-me-dedikim-special-per-rep-artisten-pasi-i-shenoi-gol-milanit"

Futboll

Gazeta Express

05/12/2023 17:48

Loredana e ka gjetur lumturinë në botën e futbollit, dhëndri i Kosovës me dedikim special për rep-artisten pasi i shënoi gol Milanit

Futboll

Gazeta Express

05/12/2023 17:48

Loredana Zefi është njëra prej rep-artisteve më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare.

Krahas tregut kosovar dhe atij shqiptar në përgjithësi, ajo e ka pushtuar edhe tregun ndërkombëtar, posaçërisht atë gjerman.

Pasi i dha fund lidhjes me rep-artistin Mozzik, qe një kohë, Loredana e ka gjetur qetësinë në botën e futbollit.

Këngëtarja e dashur për shqiptarët dhe gjermanët nuk heziton ta ndajë jetën e saj private në publik, shkruan “Gazeta Express”.

28 vjeçarja e bëri publike lidhjen e saj me futbollistin Karim Adeyemi në korrik të këtij viti.

Në një intervistë dhënë mediave gjermane, ajo ka zbuluar se me lojtarin e Borussia Dortmundit është bashkë që nga dhjetori i vitit 2022.

Këngëtarja nga Kosova është futur edhe më thellë, duke treguar edhe se si ishte njoftuar me përfaqësuesin gjerman.

Ky i fundit i kishte dërguar mesazh direkt në Instagram asaj.

Por ai nuk mundi t’i bënte përshtypje 28-vjeçares: “Nuk u përgjigja. Mendova se isha diçka më e mirë dhe ai ishte shumë i ri, çfarë po mendonte?”, zbulon Loredana.

Pak më vonë, kur ishte në një hotel në Dyseldorf, ishte e uritur dhe donte të hante qebapa.

Pikërisht në atë moment 21-vjeçari i shkruan sërish dhe e pyeti “Çfarë po bën?”, ndërsa të dy u takuan për të dalë për të ngrënë diçka.

Ajo mezi ishte përqendruar në takim sepse ishte mjaft e uritur, shkruan “Gazeta Express”.

Megjithatë, nga ai takim, artistja filloi të ndiente diçka.

“Pasi u ngopa, i thash vetes: ‘E kam një djalë të mirë që është ulur pranë meje që është qesharak dhe me të cilin shkoj mirë.”

Dhe, aty kishte nisur gjithçka.

Që kur janë bërë bashkë dhe kanë dalë në publik, dyshja shihet e lumtur dhe së bashku në fotografitë e shpërndara nga Loredana në Instagram.

Loredana ishte lindur në Luzern të Zvicrës në vitin 1995.

Ajo është pjesë e skenës që nga viti 2018.

Singli i saj i parë është “Sunglasses”, i cili kishte marrë miliona shikime brenda 24 orësh.

Ajo më pas nxori edhe hite të tjera, ndërsa bashkëpunoi edhe me ish-partnerin e saj, Mozzik, shkruan “Gazeta Express”.

Vitin tjetër, Loredana do ta bëjë një tjetër hap duke u bërë pjesë e panelit në jurinë e “Gjermania kërkon Superstar”.

Rep-artistja është nënë e vogëlushes Hana, të cilën e kishte lindur në vitin 2018 si fryt i dashurisë me reperin Mozzik.

Ndërkaq, Adeyemi është pjesë e rregullt e Borussia Dortmundit.

Sipas “Transfermarkt”, sulmuesi aktualisht kap vlerën e 40 milionë eurove si lojtar. Të dy eksploruan Toskanën, Itali, me një skuter.

Pak muaj më parë ishte kritikuar nga klubi i tij për mungesë përqendrimi që kur e nisi romancën me mbretëreshën e repit.

Mirëpo, ai i heshti kritikët javën e kaluar kur shënoi në ndeshje me Milanin në Ligën e Kampionëve.

Me këtë rast, futbollisti ofanziv e formoi me duar shkronjën L, duke ia dedikuar golin të dashurës së tij, Loredana.

Adeyemi e kishte vizituar edhe Kosovën për një kohë të shkurtër, pak muaj më parë.

Kartoni i Adeyemit vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Në të kaluarën, ai ishte pjesë e Red Bull Salzburgut dhe Liferingut, ndërsa është pjesë edhe e Kombëtares gjermane.

Ai shihet lojtar me të ardhme të ndritshme, shkruan “Gazeta Express”.

Shpresojmë që çiftit simpatik t’i shkojë lidhja si është më së miri. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement