Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë dhe me humor me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Gjatë një pushimi të qetë me kafe turke, Loredana postoi një story ku i drejtohej inteligjencës artificiale më të famshme të momentit: “ChatGPT, çfarë thotë filxhani?”
Përgjigjja e chatbot-it nuk vonoi dhe menjëherë bëri bujë mes ndjekësve:
“As mos më pyet fare, je numër 1 dhe kaq mjafton të dish ti.”
I entuziazmuar nga ky “parashikim” virtual, Loredana shkroi: “Mos u lodhni më, sepse si përfundim chati ja qëlloj.”
Story-ja e saj është pëlqyer dhe komentuar gjerësisht, duke krijuar një moment të lehtë dhe argëtues për ndjekësit, që kanë komentuar duke shprehur habinë dhe humorin e tyre ndaj dialogut të papritur mes Loredanës dhe ChatGPT.
Ky moment i thjeshtë e ka treguar edhe njëherë ansamblin e humorit dhe spontanitetit që Loredana sjell shpesh për ndjekësit e saj, duke e bërë komunikimin në rrjete sociale gjithmonë interesant dhe të paparashikueshëm. /GazetaExpress/