Loredana, 150 000 euro për familjet që u prekën nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë - Gazeta Express
string(87) "loredana-150-000-euro-per-familjet-qe-u-preken-nga-vershimet-ne-skenderaj-dhe-mitrovice"

Yjet

Gazeta Express

07/02/2023 19:53

Loredana, 150 000 euro për familjet që u prekën nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë

Yjet

Gazeta Express

07/02/2023 19:53

Reperja dhe këngëtarja Loredana Zefi ka dhuruar 150 mijë euro për familjet që u prekën nga vërshimet në dy qytetet kosovare, Skenderaj dhe Mitrovicë

Dy ditë më parë, biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli iu bëri thirrje miqve të tij që të ndihmojnë familjet që u prekën nga vërshimet që ndodhën në fund të muajit janar në Kosovë, por që më së shumti u prekën qytetet e Skenderajit dhe Mitrovicës.

Lexo Edhe:

E një ndër donacionet më të mëdha që u dhanë nga kjo thirrje është ai i reperes dhe këngëtares kosovare që bën karrierë edhe në vendet gjermanofolëse e edhe në Kosovë dhe Shqipëri, Loredana Zefi.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur ish këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.

Ai, përmes një fotoje në Instagram tregoi se Loredana ka dhënë donacion prej 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë.

“Loredana me miqtë e saj dhuron 150 000 euro në Fondacionin behgjetpacolli për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/