Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrimi ka treguar emrat e dy banorëve me të cilët mendon se nuk do të ketë kontakt pas përfundimit të këtij reality show.
Ai tha se ata janë Labi dhe Alba, me të cilët nëse jo fare, mund të ketë më së paku kontakt.
“Labi është një prej banorëve që i ka kaluar krejt limitet. I kam limitet si këtu, si jashtë, në momentin që dikush i kalon ato, nuk e marrë për bazë. Ndoshta e dhe me Albën nuk besoj që do të kem ndonjë raport jashtë, por jetës nuk i dihet kurrë”.
“Labi dhe Alba mund të jenë personat që nëse jo hiç, do të kem më së paku kontakt”, është shprehur Londrimi./Klankosova.tv