Berat Gjimshiti është shpallur lojtari i vitit te Kombëtarja e Shqipërisë në futboll.
Në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e futbollit të hënën mbrëma, mbrojtësit të Atalantas i takoi çmimi “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.
Përzgjedhja e lojtarit më të mirë të kombëtares u bë nga votat e lojtarëve të Shqipërisë. Çmimin e pranoi nëna e kapitenit Gjimshiti nga selektori Sylvinho. Ndërkohë Ylber Ramadanit i ka takuar çmimi “Zemër Kuq e Zi”. Ky çmim i është ndarë mesfushorit të Lecces, Ramadanit, nga stafi teknik i Kombëtares së Shqipërisë për pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.
Çmimi për futbollistin më të mirë të vitit 2024 në kampionatin shqiptar i ka takuar sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj.
Balaj e fitoi çmimin “Topi i Artë” pas një gare të fortë me Arinaldo Rrapajn, Albano Aleksin dhe Ermir Rashicën.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...