Lojtari i ri i Barcelonës: S’do t’i pastrojë më rrobat, e përqafova Messin - Gazeta Express
string(70) "lojtari-i-ri-i-barcelones-sdo-ti-pastroje-me-rrobat-e-perqafova-messin"

Lojtari i ri i Barcelonës: S’do t’i pastrojë më rrobat, e përqafova Messin

Gazeta Express

22/02/2020 23:42

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite, u tall duke thënë se nuk do t’i pastronte më rrobat e tij pasi u përqafua me kapitenin argjentinas Lionel Messin në debutimin e tij në Camp Nou, pas transferimit për 18 milionë euro nga Leganes.

Barcelona arriti ta sigurojë një fitore me rezultat 5:0 në ndeshjen kundër Eibarit, që u zhvillua sot në stadiumin Camp Nou dhe ishte e vlefshme për xhiron e 25-të të këtij sezoni të La Ligës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këtë epërsi Barcelona e mori falë gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë, Messit. Pasi s’kishte arritur të shënonte gol në katër ndeshjet e fundit të La Ligës, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, arriti ta dëshmojë se është ende ndër golashënuesit më të mirë në botë, duke i shënuar katër gola në këtë ndeshje.

Golin e pestë për Barcelonën e shënoi Arthur në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. Mbresëlënës ishte edhe lojtari që sapo u transferua, Martin Braithwaite, i cili e asistoi golin e fundit të Messit dhe pati rol edhe në golin e Arthurit.

Duke folur pas ndeshjes, Braithwaite – i cili kishte luajtur edhe për Toulouse dhe për Middlesbrough në karrierën e tij – e pranoi se më herët as që e kishte imagjinuar se do të luante për Barcelonën, duke shtuar se është një nder i madh të luajë për katalonasit.

“Nuk do t’i pastrojë më rrobat e mia pas përqafimit me Messin. E pranoj se para një jave nuk mund ta kisha imagjinuar se do të luaja për Barcelonën”, ka thënë Braithwaite.

“Messi më përgëzoi pas ndeshje. Ai duket se është person i mrekullueshëm  dhe ai dëshironte që unë të ndihesha i lirë. Ai më shikonte për të ma pasuar topin pasi hyra në lojë”.

“Si fëmijë, i shikoja në televizion lojtarët teksa debutonin për këtë klub. Mendoja se sa e veçantë mund të jetë ai moment. Tani, të jem këtu papritur me atë lloj pritjeje nga tifozët, ka qenë spektakolare”.

Barcelona tani e ka kreun e tabelës me 55 pikë, ndërsa Real Madridi radhitet i dyti me 53 pikë. /Gazeta Express/