Një lojtar i ekipit të parë që nuk udhëtoi me skuadrën 32-anëtarëshe të Manchester United për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara, ka lëshuar një deklaratë publike për të sqaruar mungesën e tij.
Manchester United do të përballet me West Ham, Bournemouth dhe Evertonin në turneun Premier League Summer Series, që zhvillohet nga 26 korriku deri më 3 gusht, në tri stadiume të ndryshme: MetLife Stadium (New Jersey), Soldier Field (Chicago) dhe Mercedes-Benz Stadium (Atlanta).
Trajneri i ri Ruben Amorim ka përfshirë në listë afrimet e reja të verës: Matheus Cunha, Diego Leon dhe Bryan Mbeumo, ndërsa Joshua Zirkzee është rikthyer në skuadër pas një dëmtimi.
Gjithashtu janë thirrur edhe disa të rinj nga akademia si: Jack Fletcher, Sekou Kone, Toby Collyer, Reece Munro dhe Tyler Fredricson, si dhe sulmuesi shumë i vlerësuar Chido Obi, i cili u paraqit të shtunën ndaj Leeds United.
Ndërkohë, Harry Maguire do të mungojë në ditën e parë të udhëtimit për arsye personale. Megjithatë, ai konfirmoi se do të bashkohet me skuadrën të mërkurën më 23 korrik.
Disa orë pas lajmit, Maguire lëshoi një deklaratë në Instagram, ku shkroi:
“Tashmë gjithçka është në rregull. Nesër do të udhëtoj për t’u bashkuar me skuadrën. Faleminderit për shqetësimin.”
Lojtari i ri Harry Amass, i cili mungoi edhe ndaj Leeds, nuk është përfshirë në listë pasi janë duke vazhduar bisedimet për një huazim të mundshëm, ndërkohë që Lisandro Martinez ka udhëtuar me ekipin edhe pse nuk është ende i gatshëm për të luajtur apo stërvitur.
Siç pritej, Alejandro Garnacho, Antony, Tyrell Malacia dhe Jadon Sancho kanë mbetur jashtë skuadrës pasi po kërkojnë largimin nga klubi.
Skuadra 32-anëtarëshe e Manchester United për turneun në SHBA
Portierë: Altay Bayindir, Tom Heaton, Dermot Mee, Will Murdock, Andre Onana.
Mbrojtës: Diogo Dalot, Matthijs de Ligt, Patrick Chinazaekpere Dorgu, Tyler Fredricson, Ayden Heaven, Diego Leon, Lisandro Martinez, Noussair Mazraoui, Reece Munro, Luke Shaw, Leny Yoro.
Mesfushorë: Casemiro, Toby Collyer, Bruno Fernandes, Jack Fletcher, Sekou Kone, Kobbie Mainoo, Mason Mount, Manuel Ugarte.
Sulmues: Amad, Matheus Cunha, Rasmus Hojlund, Bendito Mantato, Bryan Mbeumo, Chido Obi, Ethan Williams, Joshua Zirkzee.
Pas përfundimit të turneut në SHBA, United do të përballet me Fiorentinën në një ndeshje miqësore në Old Trafford, përpara se të nisin sezonin e ri të Premier League kundër Arsenalit më 17 gusht.
Bryan Mbeumo shpjegon pse u bashkua me Manchester United
Pas një sage të gjatë transferimi, Bryan Mbeumo u konfirmua zyrtarisht si lojtar i United të hënën mbrëma, pikërisht në kohë për të udhëtuar me skuadrën në SHBA.
25-vjeçari ka firmosur kontratë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Marrëveshja fillestare kap vlerën 65 milionë paund, që mund të rritet deri në 71 milionë paund me bonuse.
Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Mbeumo tha:
“Që në fillim, doja të bashkohesha me këtë klub të madh. Tani që jam këtu, ndihem shumë i lumtur. Për mua, është klubi më i madh në botë. Tifozët janë të jashtëzakonshëm, stadiumi është i mahnitshëm – çdo lojtar ëndërron të luajë këtu.”
Ai shtoi:
“Fanella ime e parë ka qenë ajo e Manchester United me emrin Ronaldo në shpinë. Është thjesht një klub gjigant dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.” /GazetaExpress/