Fitorja e Manchester Cityt në finalen e Kupës së Ligës ndaj Arsenalit mund t’i sjellë Kalvin Phillipsit edhe një medalje fituesi, pavarësisht se ka luajtur shumë pak për klubin.
City mposhti liderët e Premierligës me rezultat 2-0 në “Ëembley Stadium”, me Nico O’Reilly që shënoi dy gola, duke i siguruar trajnerit Pep Guardiola trofeun e pestë në këtë kompeticion dhe duke shmangur një sezon të dytë radhazi pa trofe.
City dominoi në pjesën e dytë, ndërsa O’Reilly realizoi dy herë me kokë brenda pak minutash.
Klubi fitoi Kupën e Ligës për herë të nëntë, me Bernardo Silva që ngriti trofeun si kapiten për herë të parë.
Shumë lojtarë morën medaljet në “Royal Box”, përfshirë formacionin titullar dhe tetë zëvendësues.
Sipas rregullave të Ligës së Futbollit Anglez (EFL), klubi fitues merr 30 medalje, me mundësi për të kërkuar edhe më shumë.
Një nga rastet më interesante është ai i Phillipsit, i cili luajti vetëm shtatë minuta në raundin e tretë kundër Huddersfield në shtator. Pavarësisht kësaj, ai mund të përfitojë medalje si pjesë e skuadrës fituese.
Anglezi u kthye verën e kaluar pas një huazimi tek Ipswich Town dhe bëri paraqitjen e tij të parë për City pas 645 ditësh.
Në shkurt, ai u huazua te Sheffield United deri në fund të sezonit, por gjithsesi mund t’i dërgohet medalja.
Ish-lojtari i Leeds Unitedit ka fituar tashmë Premierligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup, FA Community Shield, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube, dhe tani është pranë trofeut të shtatë madhor me Cityn, ndonëse ka vetëm 32 paraqitje dhe 921 minuta në total.
Lojtarë të tjerë që mund të përfitojnë medalje janë edhe të rinjtë si Divine Mukasa, Kaden Brathëaite, Stephen Mfuni, si dhe vëllezërit Jaden Heskey dhe Reigan Heskey, të cilët luajtën kundër Huddersfieldit.
Phillips, i transferuar për 42.5 milionë paund në vitin 2022, ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2028 dhe raportohet se përfiton rreth 150,000 paund në javë./GazetaExpress/