“Lojtarët tanë kanë frikë”, futbolli në Nikaragua vazhdon midis krizës së pandemisë - Gazeta Express
string(80) "lojtaret-tane-kane-frike-futbolli-ne-nikaragua-vazhdon-midis-krizes-se-pandemise"

Gazeta Express

01/04/2020 21:15

“Lojtarët tanë kanë frikë”, futbolli në Nikaragua vazhdon midis krizës së pandemisë

Gazeta Express

01/04/2020 21:15

Të mërkurën mbrëma lojtarët e Diriangen, klubit më të vjetër të futbollit në Nikaragua, do t’i vendosin maskat në fytyrë para se të rreshtohen për ndeshjen e futbollit dhe shpresojnë për më të mirën.

Diriangen renditet në vendin e tretë në Ligën Premier e Nikaraguas dhe ndeshja në shtëpi kundër vendit të katërt, i ofron mundësi ta rrisë epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj kundërshtarit, transmeton Gazeta Express

Liga e Nikaraguas është njëra prej tri garat e vetme në botë – bashkë me ato në Bjellorusi dhe Burundi – që vazhdojnë aktivitetet edhe gjatë krizës së pandemisë koronavirus dhe vendimi për ta vazhduar kampionatin ka mbjellë  frikë dhe mosbesim.

“Lojtarët tanë nuk duan të vazhdojnë të luajnë. Ata kanë shumë frikë dhe ne i kuptojmë. Ne duam ta ndërpresim kampionatin por të gjitha klubet kanë votuar dhe shumica e tyre duan të vazhdojnë”, ka thënë Sergio Salzar, drejtori i klubit Diriangen.

Edhe pse rrethanat janë duke u rishikuar çdo javë në një vend që i ka konfirmuar publikisht pesë raste me Covid-19, Diriangen është klubi i vetëm që e ka kundërshtuar vazhdimin e kampionatit të martën.

Klubet e tjera, përfshirë kundërshtarin e sotëm të Diriangen, janë të pajtimit që duhet të vazhdohet me garat deri në momentin kur Ministria e Shëndetësisë të thotë se nuk është e sigurt të të luhet futboll.

Advertisement
Advertisement
Advertisement