Kupa e Botës për Klube në formatin e zgjeruar po mbahet për herë të parë këtë vit dhe po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë kompeticion, FIFA i kishte lejuar klubet pjesëmarrëse që për një afat kohor të shkurtër të nënshkruajnë me lojtarë të rinj.
Real Madridi, Chelsea, Dortmundi, Manchester City dhe Bayern Munichu ishin ndër klubet që zyrtarizuar disa transferime brenda këtij mini-afati kalimtar.
Duke marrë në krahasim vetëm lojtarët që kanë debutuar me klubet e tyre në këtë turne, “Flashscore” ka caktuar se kush prej tyre po shkëlqen më shumë në ambient të ri.
Me notën më të lartë nga kjo kategori është Rayyan Ait Nouri i Manchester Cityt, i cili për paraqitjet e tij në Kupën e Botës për Klube me “Qytetarët” vlerësohet me 7.9, si notë mesatare.
Pas tij është Dean Huijsen i Real Madridit, me 7.5.
Jobe Bellingham, i cili vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës për Klube u zyrtarizua te Dortmundi, ka arritur që të ‘zë’ vendin e tretë në këtë listë.
Jobe vlerësohet me notën prej 7.3, pasi deri më tash ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.
Jonathan Tah i Bayernit vlerësohet me 7.2, për paraqitjet e tij në vijën e mbrojtjes së “Bavarezëve”.
Ndërkohë, në listë është edhe një lojtar tjetër i Cityt.
Bëhet fjalë për Rayan Cherkin, i cili vlerësohet po ashtu me notën prej 7.2.
Cherki deri më tash në tri ndeshje ka një gol të shënuar, atë ndaj Al Ain./GazetaExpress/