Lojtarët e Serie A kanë rënë dakord të ulin pagat e tyre me 25 për qind nëse skuadra e tyre bie në Serie B, si pjesë e një marrëveshjeje kolektive të arritur nga Shoqata e Lojtarëve.
Shpresohet që ky hap të ndihmojë klubet të kalojnë më lehtë nga kategoria elitare në ligën e dytë, duke shmangur dëmet e mëdha financiare që zakonisht shkakton rënia nga liga.
Presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli, e quajti këtë një marrëveshje historike që do të ndihmojë në krijimin e “një sistemi futbolli gjithnjë e më solid, të barabartë dhe të qëndrueshëm”.
Kontrata e re nënkupton se lojtarët do të kenë automatikisht një ulje page prej 25 për qind në rast të rënies së klubit nga Serie A në Serie B.
Një tjetër mënyrë për të ndihmuar klubet të përballojnë diferencën e të ardhurave nga kategoria elitare është edhe pagesa e ashtuquajtur “parachute payment” nga klubet aktuale të Serie A për ato që bien nga liga.
Shumica e të ardhurave nga pjesëmarrja në Serie A vjen nga të drejtat televizive “pay per view”. Këto pagesa kompensuese variojnë nga 10 deri në 25 milionë euro, në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit të klubit në elitë para rënies./GazetaExpress/
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...